• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kopshti zoologjik Shkup: Inspektorët e AUV pa prova vranë dhjetëra shpendë, do të ngremë kallëzime penale

Kopshti zoologjik Shkup: Inspektorët e AUV pa prova vranë dhjetëra shpendë, do të ngremë kallëzime penale

Shkup, 19 tetor 2024 (MIA) - Kopshti zoologjik në Shkup pasditen e sotme njoftoi se inspektorët e Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) pa urdhër, vendim apo dëshmi kanë hyrë në Kopshtin zoologjik dhe kanë vrarë disa dhjetëra shpendë. Kopshti zoologjik Shkup, siç theksojnë prej atje, për këtë veprim do të ngrejë kallëzim penal kundër drejtorit të AUV-së, inspektorët dhe personat që me armë janë futur në Kopshtin zoologjik Shkup.

"Që nga mëngjesi, pa urdhër, vendim apo ndonjë dëshmi tjetër, inspektorët e AUV-së të shoqëruar nga persona me armë kanë hyrë në Kopshtin zoologjik të Shkupit dhe kanë bërë masakër ndaj shpendëve. Pa ndonjë shpjegim, këta persona me urdhër të drejtorit të AUV-së dhe pa prova deri në këtë moment, kanë vrarë disa dhjetëra shpendë të cilët lirshëm kanë shëtitur në Kopshtin zoologjik. Bëhet fjalë për specie dekorative të patave dhe rosave në parkun e qytetit, ndërsa kanë qasje natyrale në Kopshtin zoologjik nga Parku i qytetit", akuzojnë nga Kopshti zoologjik.

Nga Kopshti zoologjik theksojnë se qëllimi është të shkaktohet problem i ri dhe të krijohet alibi për mbylljen e Kopshtit zoologjik në Shkup me qëllim për të dëmtuar reputacionin e saj.

Kopshti zoologjik në Shkup sot është mbyllur, ndërsa në rrjetet sociale dhe media u shpërndanë informacione për paraqitjen e “gripit të shpendëve”. Nga AUV për MIA-n konfirmuan se inspektorët e tyre ndodhen në Kopshtin zoologjik dhe se gjatë ditës do të dalin me detaje se për çka bëhet fjalë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR