• e shtunë, 23 nëntor 2024

VMRO-DPMNE: Po ndërmarrim masa konkrete për ringjalljen e ekonomisë dhe rritjen e standardit jetësor

VMRO-DPMNE: Po ndërmarrim masa konkrete për ringjalljen e ekonomisë dhe rritjen e standardit jetësor

Shkup, 19 tetor 2024 (MIA)-  Të mos shqetësohet LSD, Maqedonia po ecë në drejtim të duhur dhe ekonominë e shkatërruar që lanë, qeveria me në krye VMRO-DPMNE ka plan dhe program për ta zhvilluar, ka reaguar sot partia e Mickoskit përmes një kumtese për media.

"LSD nga opozita shtiret rrejshëm për qytetarët dhe ekonominë, kishin shtatë vite për të zhvilluar Maqedoninë dhe për të rritur ekonominë. Por në vend të kësaj, ata lanë një ekonomi të rrënuar, institucione të shkatërruara, buxhet të zbrazët. Për dallim nga LSD, VMRO-DPMNE në pushtet ndërmerr masa konkrete për ringjalljen e ekonomisë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve. Për vetëm dy muaj qeverisje, VMRO-DPMNE solli katër investime të huaja, prej të cilave vetëm një është në vlerë mbi 500 milionë dollarë dhe mbi 1.500 vende të reja pune", kanë thënë në VMRO-DPMNE.

Në kumtesë thuhet se qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE rriti pensionet për 5.000 denarë rritje lineare për të gjithë pensionistët, pason rritje e pagave të punonjësve në arsim ku deri në fund të mandatit do të arrijë 46%.

"Më shumë se katër miliardë euro vetëm në fazën e parë do t'u ndahen të gjitha komunave për realizimin e projekteve kapitale dhe infrastrukturore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në ringjalljen e ekonomisë duke mundësuar kështu zhvillim të balancuar ekonomik", thonë në VMRO-DPMNE.

 

QËNDRONI TË LIDHUR