• e enjte, 26 dhjetor 2024

Netanjahu pohon se Hamasi nuk ka pranuar të lirojë pengje të tjerë

Netanjahu pohon se Hamasi nuk ka pranuar të lirojë pengje të tjerë

Tel Aviv, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se lëvizja islamike Hamas nuk ka pranuar të lirojë pengje të tjera, me çka i ka shkelur kushtet e armëpushimit.

“Hamasi nuk i liroi të gjitha pengjet femra siç ishte rënë dakord dhe gjithashtu lëshoi ​​raketa në Izrael”, kumtoi zyra e tij, transmeton Skaj njuz.

"Me rinovimin e luftimeve theksojmë: qeveria izraelite është e përkushtuar për të arritur qëllimet e luftës - të çlirojë pengjet tona, të eliminojë Hamasin dhe të sigurojë që Gaza të mos përbëjë kurrë një kërcënim për popullin e Izraelit," thuhet në kumtesën nga kabineti i Netanjahu. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR