• e enjte, 25 korrik 2024

Nesër skadon afati për dorëzimin e raporteve të TVSH-4

Nesër skadon afati për dorëzimin e  raporteve të TVSH-4

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Afati për dorëzimin e raporteve të TVSH-04 nga ana e tatimpaguesve për periudhën qershor 2024 (mujore) dhe prill-qershor 2024 (tremujore) skadon nesër, 25 korrik të vitit 2024, njoftuan nga Drejtoria për të ardhura publike (DAP).

Deri më tani, 76 për qind e tatimpaguesve e kanë përmbushur këtë detyrim dhe e kanë dorëzuar me kohë paraqitjen e TVSH-04, mbeten edhe 24,6 për qind e tatimpaguesve për ta përmbushur këtë detyrim nesër.

"Drejtoria për të ardhura publike në fillim të këtij muaji, ka bërë të ditur numrin e raporteve të dorëzuara dhe ka apeluar që tatimpaguesit t'i dorëzojnë ato. Dorëzimi është në mënyrë elektronike dhe mund të dorëzohet në çdo kohë të ditës, ndërsa monitorimi i vazhdueshëm i sistemit të DAP-it ka kontribuar në paraqitjen pa probleme të raporteve. Mosdorëzimi i TVSH-04 dhe mospagesa e borxhit të TVSH-së brenda afatit të përcaktuar ligjor krijon pasoja për tatimpaguesit për pagesën e gjobës", thuhet në njoftimin e DAP. mb/

Foto: DAP

QËNDRONI TË LIDHUR