Ndryshimet kushtetuese, Sali: Duam që ai hap të jetë i sigurt, gjithçka mund të ndodhë në 2027-ën
- Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali në intervistën për “Top tema” në TV Telma lidhur me ndryshimet kushtetuese ka thënë se si shtet jemi të gatshëm për ndryshime që përfshijnë edhe komunitetin bullgar në Kushtetutë.
- Post By Qefsere Abduli
- 21:13, 6 mars, 2026
6 mars 2026
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali në intervistën për “Top tema” në TV Telma lidhur me ndryshimet kushtetuese ka thënë se si shtet jemi të gatshëm për ndryshime që përfshijnë edhe komunitetin bullgar në Kushtetutë.
Sipas tij, nëse viti 2027 është pozitiv në rrugën tonë drejt BE-së, gjithçka mund të ndodhë në vitin 2027.
“Ky moment politik mendoj se e kam thënë se ne si shtet jemi të gatshëm për ndryshime që përfshijnë edhe komunitetin bullgar në Kushtetutë. Duam që ai hap të jetë i sigurt si për vendin ashtu edhe për qytetarët dhe se pas asaj do të jemi më të sigurt në integrimin e plotë të vendit. Për ndryshimet kushtetuese nuk kemi dilemë, nuk është në dëm të vendit, por përkundrazi ai ndryshim e reflekton situatën reale të Maqedonisë së Veriut, ne jemi shtet multietnik, atë që e kërkon BE është origjinaliteti. Nëse viti 2027 është pozitiv në rrugën tonë drejt BE-së, gjithçka mund të ndodhë në vitin 2027”, ka thënë Sali.
___________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.