Ndriçimi dekorativ dhe arkitektonik i Urës së Gurit, kryetari i qytetit Gjorgjievski zhvilloi një takim me një delegacion turk për realizimin e projektit
- Ura e Gurit, një nga simbolet kryesore të Shkupit dhe trashëgimi e rëndësishme kulturore-historike, do të marrë ndriçim dekorativ modern, të harmonizuar me kujdes me karakteristikat e saj arkitektonike, që e nxjerrë në pah bukurinë dhe simbolikën historike, njoftoi kryetari i qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
- Post By Qefsere Abduli
- 21:00, 6 mars, 2026
Shkup, 6 mars 2026 (MIA) - Ura e Gurit, një nga simbolet kryesore të Shkupit dhe trashëgimi e rëndësishme kulturore-historike, do të marrë ndriçim dekorativ modern, të harmonizuar me kujdes me karakteristikat e saj arkitektonike, që e nxjerrë në pah bukurinë dhe simbolikën historike, njoftoi kryetari i qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Për këtë qëllim, sot ai pati një takim me një delegacion nga komuna turke Esenler dhe me drejtuesit e Halkbank SHA Shkup, ku u nënshkrua një Protokoll për miqësi dhe bashkëpunim për zbatimin e projektit të ndriçimit dekorativ dhe arkitektonik të Ures së Gurit.

"Brenda projektit do të vendosen llamba moderne LED, reflektorë dhe sisteme për kontrollin e ndriçimit, ku ura do të marrë një dimension të ri estetik dhe më fuqishëm do të theksohet identiteti i saj historik. Me ndriçimin e ri dekorativ, Ura e Gurit do të fitojë një njohje më të madhe dhe do të bëhet një simbol i vërtetë i natës së Shkup, duke nxjerrë në pah historinë e pasur dhe bukurinë e qytetit tonë. Shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj Komunës Esenler për mbështetjen dhe përkushtimin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, si dhe ndaj Halkbank SHA Shkup dhe të gjitha institucioneve e individëve që kontribuan në përgatitjen dhe realizimin e tij. Ky bashkëpunim është një tjetër konfirmim i marrëdhënieve të forta miqësore, besimit reciprok dhe përkushtimit të përbashkët për avancimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Shkup", njoftoi Gjorgjievski në Fejsbuk.

Në përbërje të delegacionit ishin zëvendëskryetari i Komunës Esenler, Omer Çetinkaja, anëtari i Këshillit të Komunës Esenler, Orhan Vardar, drejtori ekzekutiv i Halkbank SHA Shkup, Fatih Shahbaz, anëtari i Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe anëtari i Komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar, Zekerija Berisha, si dhe konsulli i nderit i Turqisë, Ajdovan Ademoski. Në takim mori pjesë gjithashtu ambasadori i Turqisë, Fatih Ulusoj. qa/
Foto: FB Orce Gjorgjievski