• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ndërroi jetë një foshnje katër muajshe në Strugë, arsyet do të përcaktohen

Ndërroi jetë një foshnje katër muajshe në Strugë, arsyet do të përcaktohen

Strugë, 7 gusht 2024 (MIA) - Një foshnjë katër muajshe nga Struga pa shenja jete është sjellë mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë nga prindërit e tij, kumtoi sot SPB Ohër.

Zëdhënësi Stefan Dimoski informoi se në DPB Struhë dje në orën 22:43 minuta është raportuar se foshnja e vdekur është dërguar në Repartin e fëmijëve.

"Një djalë katër muajsh nga Struga është sjellë nga prindërit pa shenja jete në Repartin e fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë. Sipas njoftimit, paraprakisht kanë thirrur ekipin e Ndihmën e shpejtë mjekësore- Strugë, të cilit kanë bërë reanimacion në shtëpinë e familjes, pas së cilës foshnja është dërguar në spital, ku është konstatuar vdekje", tha Dimoski.

Me urdhër të prokurorit publik në trupin e foshnjës do të bëhet autopsi, e cila duhet të tregojë se si është shkaktuar vdekja. ls/

Foto. Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR