• e mërkurë, 17 korrik 2024

Në VK Tabanoc dhe Bogorodicë për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Në VK Tabanoc dhe Bogorodicë për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve koha e pritjes në VK Tabanoc për hyrje dhe në VK Bogorodicë për dalje nga vendi është rreth 30 minuta.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Në qarkoren Manastir, drejtimi rrugor Prilep - Resnjë komunikacioni do të rikahëzohet nëpër qytet për shkak të zjarrit aktiv.

Për shkak të zjarrit aktiv në rrugën raonale R1103 Negotinë - Shtip, aëfr f.Pepelishtë, komunikacioni është ndërprerë për të gjitha llojet e automjeteve, në të dy drejtimet.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni vendoset regjim veror i qarkullimit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda të mallrave me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.

Terminët janë si në vijim:

-e premte prej orës  17:00 – 22:00 

-e shtunë prej orës  09:00 deri 18:00 dhe 

-e diel prej orës 09:00 deri 22:00.

Në rrugën magjistrale A2 seksioni: Shkup - Ohër - Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilave kalon 7,5 tonë gjatë fundjavave, në intervalet e ardhshme: 

-e premte prej orës 15:00 – 22:00, 

-e shtunë prej orës 07:00 deri 12:00 dhe prej 18:00 deri 24:00 dhe 

-e diel prej orës 07:00 deri 22:00.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

Foto: MIA Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR