• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Temperatura sot deri në 43 gradë, alarmi portokalli është aktiv deri në fund të javës së punës

Temperatura sot deri në 43 gradë, alarmi portokalli është aktiv deri në fund të javës së punës

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 13 deri 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijnë nga 36 deri 43 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 10.

Në Shkup me diell dhe shumë ngrohtë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 41 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me temperaturë maksimale ditore që kudo do të jetë mbi 30 gradë, e vende-vende do të kalojë 40 gradë, për këtë arsye niveli portokalli do të jetë aktiv deri në fundjavës së punës për rrezikun e temperaturave të larta.

"Të premten dhe gjatë fundjavës në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë dhe temperatura do të ulet gradualisht, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

 

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që qytetarët në këto ditë jashtëzakonisht të nxehta të mbajnë me vete një shishe me ujë, të veshin rroba të lehta, të ndritshme dhe komode, të bëjnë dush me ujë më të freskët ose të vakët kur ndjejnë nxehtësi, të mbajnë kapel ose çadër për mbrojtje, të flihet mjaftueshëm, të konsumohen fruta dhe sallata, të shmanget alkooli, kafe, çaji, si dhe ushqimet e nxehta, pikante dhe të kripura që mund të dehidratojnë.

Kompetentët këshillojnë që aktivitetet në natyrë të kryhen para orës 11 dhe pas orës 17:00. Gjatë qëndrimit jashtë, të qëndrohet në hije. Nëse qëndroni në ambient të mbyllur me ftohje nga kondicioneri i ndezur, rekomandohet të fikni kondicionerin të paktën gjysmë ore para se të dilni jashtë në vapë.

Për shkak të valës së të nxehtit që përfshiu vendin, Qeveria vendosi që gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga puna deri të enjten.

Punëdhënësve u rekomandohet të riorganizojnë aktivitetet e punës për të shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera fizike në natyrë ndërmjet orës 11:00 dhe 17:00 dhe kopshtet nuk duhet t'i nxjerrin fëmijët jashtë gjatë asaj periudhe të ditës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR