• e martë, 16 korrik 2024

Nivel portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta, ndryshim i motit nga e premtja

Nivel portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta, ndryshim i motit nga e premtja

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verilindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 36 deri në 43 gradë. UV=10.

Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temepratura minimale do të bie deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 41 gradë.

Siç njofton DPHM, në ditët në vijim vazhdon periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë me temperaturë maksimale të ditës e cila gjithkund do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa në disa vende do të tejkalojë 40 gradë, për shkak të së cilës deri në fund të javës së punës do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta.

Ndryshim i gjendjes së motit pritet nga e premtja. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR