• e mërkurë, 17 korrik 2024

Deri të premten mot me diell dhe shumë i nxehtë, pastaj me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe rënie të temperaturave

Deri të premten mot me diell dhe shumë i nxehtë, pastaj me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe rënie të temperaturave

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Në ditët në vijim edhe më tutje do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me temperaturë maksimale të ditës e cila gjithkund do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa në disa vende do të tejkalojë 40 gradë.

Deri në fund të javës së punës do të jetë aktiv niveli portokalli për rrezik nga temperaturat e larta.

Të premten dhe gjatë fundjavës, ndërsa veçanërisht të shtunën, në orët e pasdites do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë ndërsa temperatura e ditës do të jetë në rënie graduale. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR