• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hulumtim: Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e lejeve të dhëna ekologjike B të integruara nga ana e komunave ndaj firmave

Hulumtim: Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e lejeve të dhëna ekologjike B të integruara nga ana e komunave ndaj firmave

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Askush në vend nuk disponon me të dhëna të sakta për numrin e lejeve të dhëna ekologjike B të integruara, të cilat komunat ua japin firmave, puna e të cilave ndikon në mjedisin jetësor, citohet në Hulumtimin e Qendrës për komunikime civile.

Në Regjistrin e udhëhequr nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor zotërues të lejeve B janë 278 kompani, ndërsa hulumtimi, të cilin sot e publikoi QKC zbulon se një pjesë e lejeve që i kanë ndarë komunat nuk janë publikuar në Regjistër, ndërsa një pjesë e firmave edhe pse i kanë mbyllur instalimet, ende evidentohen në Regjistër.

Siç është cituar në kumtesën e Qendrës, firmat zotëruese të lejeve ekologjike B të integruara duhet të paguajnë kompensime sipas disa bazave, por madje edhe komunat e mëdha në vit në këtë bazë gjithsej mbledhin vetëm nga disa mijë denarë.

"Kjo situatë, hap dyshimin se komunat nuk ua llogarisin kompensimet për posedimin e lejes B të integruar të gjtihë zotëruesve të lejeve. Ndërsa, një pjesë e firmave nuk i paguajnë rregullisht as kompensimet e tilla të ulëta për të cilat obligohen", theksohet në hulumtim.

Kompensimet vjetore që i paguajnë firmat të cilat posedojnë leje B të integruar lëvizin nga 915 denarë deri në 22.860 denarë.

QKC thekson se komunat nuk kanë praktikë për t'i informuar qytetarët për të ardhurat që i realizojnë nga format të cilat janë zotëruese të lejeve B të integruara, ndërsa mungesa e transparencës e rrit rrezikun nga keqpërdorimet.

"Komunat nuk kanë regjistër të ndotësve. Një pjesë e tyre kanë përpunuar të a.q. kadastra të ndotësve, por në nivel të industrive, jo edhe në format individuale. Çdo komunë e dytë përballet me mungesë të kuadrit inspektues në fushën e mjedisit jetësor, shtohet në hulumtim, i cili është përgatitur në suaza të projektit "Mbrojtje nga korrupsioni" me ndihmë financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup, e implementuar nga Qendra për komunikime civile, në periudhën nga 1 nëntori 2021 deri më 31 tetor 2024. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR