• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fillimisht shqyrtimi i analizave funksionale nga institucionet, më pas vendimi për pagën minimale

Fillimisht shqyrtimi i analizave funksionale nga institucionet, më pas vendimi për pagën minimale

 Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Institucionet janë të obliguara të dorëzojnë analizë funksionale në bazë të së cilës do të vlerësohet gjendja dhe në të njëjtën kohë do të vendoset se çfarë do të bëhet me pagën minimale, tha sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska.

 Duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Qeveria ka gjetur mjete për rritjen e pagës minimale, ministrja ka theksuar se sigurisht që është dashur të ketë korrigjim të pagës së administratës dhe kjo është e paraparë në Buxhet.

 Dimitrieska Koçoska nuk tha se kur mund të presim takim me sindikatat që duan të thirren në Qeveri në 100 ditët e para.

 "Kemi kërkuar një analizë funksionale në pjesën e administratës publike, kemi obliguar institucionet që të dorëzojnë analizë funksionale. Së pari, të shohim se çfarë po ndodh atje dhe në të njëjtën kohë të shohim se çfarë do të bëhet me pagën minimale. Si do që të jetë, është dashur të ketë një korrigjim të pagës së administratës dhe është paraparë në Buxhet. Ligjërisht kanë të drejtën e korrigjimit dhe ai korrigjim sipas ligjit, nëse inflacioni është mbi tre për qind, atyre u shtohet diferenca midis inflacionit real dhe atij mbi tre për qind, kostoja ishte një rritje rroge 0.7 për qind sipas Ligjit për Sektorin Publik", sqaroi Dimitrieska Koçoska. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR