• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Vizbeg të Shkupit është hedhur një mjet shpërthyes në një magazinë për materiale ndërtimi

Në Vizbeg të Shkupit është hedhur një mjet shpërthyes  në një magazinë për materiale ndërtimi

 Shkup, 18 gusht 2024 (MIA) - Herët në mëngjes rreth orës 1:15 në SPB - Shkup është raportuar se në dalje nga Shuto Orizare në drejtim të fshatit Vizbeg, Shkup, është hedhur një mjet shpërthyes në një depo për materiale ndërtimore, në pronësi të  I.T., 45-vjeçar nga fshati, gjatë së cilës është dëmtuar dera hyrëse e objektit dhe një pjesë e inventarit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 Nga MPB informojnë se nuk ka persona të lënduar, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi i SPB-së - Shkup.

 Theksojnë se po marrin masa për zbardhjen e rastit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR