• e martë, 15 tetor 2024

Në tubimet në Pensilvani, Haris dhe Tramp bënë sulme të forta ndaj njëri-tjetrit

Në tubimet në Pensilvani, Haris dhe Tramp bënë sulme të forta ndaj njëri-tjetrit

Uashington, 15 tetor 2024 (MIA) - Tre javë para zgjedhjeve në SHBA, kandidati republikan për president, Donald Tramp dhe rivalja e tij demokrate, nënpresidentja Kamala Haris, shkëmbyen sulme të ashpra ndaj njëri-tjetrit.

Në një intervistë për televizionin Foks Njuz, Tramp bëri thirje për përndjekje të amerikanëve nga "e majta radikale".

"Armiku është nga brenda, ka vërtetë njerëz të sëmurë në mesin e të majtës radikale. Dhe kjo duhet të zgjidhet shumë lehtë me Gardën kombëtare, ushtrinë (kundër tyre), deklaroi Tramp.

Në një tubim në Pensilvani, Haris lëshoi një video nga kjo intervistë dhe replika të ngjashme nga ish presidenti, duke thënë se Trampi është "i paqëndrueshëm dhe i sëmurë mendor" për të pretenduar në udhëheqje.

"Presidenca e dytë e Trampit do të jetë një rrezik i madh për Amerikën. Dhe e rrezikshme. Donald Tramp po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm dhe i çmendur. Ai po kërkon pushtet të pakufizuar, kjo është ajo që kërkon", tha Haris. 

Haris e krition Trampin edhe për ata që ende nuk ka publikuar një raport mjekësor për shëndetin e tij, ndërkohë që ajo tashmë e ka bërë këtë. "Ndoshta sepse shtabi i tij mendoj se ai është i paqëndrueshëm dhe joserioz" në lidhje me udhëheqjen", tha ajo. 

 

Tramp ishte gjithashtu në Pensilvani në taunholl, një tubim më i vogël pranë Filadelfias, ku ai kritikoi politikat e imigracionit të administratës aktuale. Dy personave në tubim u ra të fikët, pas së cilës Tramp bëri thirrje për ndërprerjen e fjalimeve dhe kërkoi muzikë për të kërcyer.

Në taunholl Tramp e quajti Harisin "budallaqe" dhe i bëri thirrje asaj të bënte një test njohës.

Pensilvania është një nga shtetet vendimtare për të fituar zgjedhjet presidenciale. Demokratët këtu deri më tani kanë shpenzuar 50 milionë dollarë për reklama televizive, ndërsa republikanët kanë shpenzuar afro 52 milionë dollarë, që është më së shumti nga të gjitha shtatë shtetet vendimtare, sipas firmës AdImpact.

Anketa e fundit e "Uashington post" tregoi se në Pensilvani Haris kryeson para Trampit për dy pikë përqindje. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR