• e hënë, 14 tetor 2024

Në sulmet izraelite të shtunën në Liban e humbën jetën 51 persona, kumtoi Ministria libaneze e Shëndetësisë

Në sulmet izraelite të shtunën në Liban e humbën jetën 51 persona, kumtoi Ministria libaneze e Shëndetësisë

Bejrut, 14 tetor 2024 (MIA) - Në sulmet izraelite në Liban të shtunën e humbën jetën 51 persona, ndërsa të plagosur janë 174, kumtoi Ministria libaneze e Shëndetësisë, njoftoi DPA.

Shumica e viktimave janë në Libanin jugor, pranë qytetit të Nabatie dhe zonave malore, theksoi ministria.

Gjithsej 2.306 njerëz janë vrarë, ndërsa 10.698 janë plagosur në Liban që nga shpërthimi i përleshjeve të armatosura midis grupit libanez Hezbollah dhe ushtrisë izraelite pak më shumë se një vit më parë, shtoi departamenti. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR