• e martë, 15 tetor 2024

Në Gazë ka filluar faza e dytë e vaksinimit kundër paralizës së fëmijëve

Në Gazë ka filluar faza e dytë e vaksinimit kundër paralizës së fëmijëve

 Gazë, 14 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës sot njoftoi se ka filluar me fazën e dytë të vaksinimit kundër paralizës së fëmijëve në territorin e kapluar nga lufta.

 Siç thuhet, dozën e dytë të vaksinës do ta marrin fëmijët deri në moshën dhjetë vjet në pjesën qendrore të territorit palestinez në tre ditët e ardhshme, para se të zgjerohet vaksinimi në veri dhe jug. 

 Vaksinimi filloi në shtator, pasi në Gazë u regjistrua rasti i parë i paralizës së fëmijëve pas 25 viteve. Është sëmurë një foshnjë dhjetëmuajshe, të cilës njëra këmbë tashmë i është paralizuar. 

 Punonjësit shëndetësor kanë arritur t'i vaksionojnë rreth 560.000 fëmijë me dozën e parë dhe pavarësisht sfidave të vazhdueme, përfshirë edhe vazhdimim e luftimeve, prishjes së rendit dhe ligjit dhe dëme të mëdha të shkaktuara në rrugë dhe infrastrukturë.

 Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se pauzat humanitare të vendosura për shkak të vaksinimit janë respektuar. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR