• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Turqia kërkon vendosjen e sanksioneve kundër Izraelit

Turqia kërkon vendosjen e sanksioneve kundër Izraelit

Ankara, 15 tetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan sot deklaroi se koha për diplomacinë ka përfunduar dhe se duhet të vendosen sanksione ndaj Izraelit.

"I kaluam kufijtë e fjalëve, diplomacisë, politikës, arritëm deri në fund, na duhen instrumente të tjera", tha Fidan në konferencën për të ardhmen e Palestinës në Ankara.

Ministri turk shtoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë masa juridike, ta bojkotojë Izraelin, i cili tashmë nuk duhet të marrë kurfarë mbështetje në asnjë fushë.

"Në të kundërtën, Izraeli do të vazhdojë me gjenocidin dhe masakrat në Gazë, sepse për momentin nuk e paguan çmimin ekonomik, politik apo ushtarak", shtoi ministri turk, i cili gjatë konferencës shprehi shqetësim se vëmendja ndërkombëtare do të "tërhiqet nga Gaza" dhe do të kahëzoheshin ndaj sulmeve izraelite kundër Libanit.

Sipas toj, edhe ata të cilët e mbështesin Izraelin duhet të paguajnë çmim, për të kuptuar se ka kufij në atë që e bëjnë.

Turqia në pranverë i ndërpreu shumicën e lidhjeve ekonomike me Izraelin, por një pjesë e opozitës e akuzon se vazhdon ta furnizojë vendin me naftë në emër të marrëveshjeve paraprake. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR