• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në stadiumin ushtarak në Shkup u shënua 4 vjetori i anëtarësimit të vendit në NATO dhe 75-vjetori i themelimit të Aleancës

Në stadiumin ushtarak në Shkup u shënua 4 vjetori i anëtarësimit të vendit në NATO dhe 75-vjetori i themelimit të Aleancës

Shkup, 23 mars 2024 (MIA) - Me Ditë të hapur të Armatës dhe ekspozitë të pajisjeve ushtarake në Stadiumin Ushtarak në Parkun e Qytetit u shënua katër vjetori i anëtarësimit të vendit në NATO dhe 75 vjetori i themelimit të Aleancës. Në këtë festë mori pjesë edhe presidenti Stevo Pendarovski.

Përveç mjeteve të ekspozuara ushtarake, automjeteve dhe pajisjeve, të pranishmit në aktivitet mund të ndiqnin ushtrimet demonstruese nga pjesëtarët e Batalionit të Forcave speciale, aftësitë alpinistike të renxherëve, një stërvitje me qentë e Armatës si dhe një performancë muzikore nga Orkestra Ushtarake.

Pjesëtarët e Armatës i njohën qytetarët me karakteristikat teknike të një pjese të armatimit dhe pajisjeve të njësive të këmbësorisë, njësisë ABHO, policisë ushtarake, reparteve speciale, njësive të komunikimit, njësive inxhinierike dhe disa lloje mjetesh ushtarake.

Në një stendë të veçantë, Akademia ushtarake "Gjeneral Mihajllo Apostollski" i prezantoi programet dhe mundësitë e saj studimore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR