Në Shkup sanksionohen 125 shoferë
- Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Besnik Shuki
- 08:41, 30 prill, 2024
Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
"Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 sanksione, prej të cilave pesëmbëdhjetë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, gjashtëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tri sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit...", thuhet në kumtesë.
MPB informon se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. bsh/
Foto: MIA