• e premte, 08 nëntor 2024

Ministri Ljutkov paralajmëroi rikonsturim të lokalitetit "Gjiri i eshtrave" në Liqenin e Ohrit

Ministri Ljutkov paralajmëroi rikonsturim të lokalitetit

Ohër, 13 korrik 2024 (MIA) - Rikonstruim dhe midernizim i sistemit për ujitje të kompleksit "Gjiri i eshtrave" afër Gradishtes, vënie e sërishme në përdorim e verandës së objektit për qëndrim të këndshsëm të vizitorëve, ndërsa nga viti i ardhshëm edhe ndërhyrje intensive për sanim të platformës së lagjes "Miqov grad" dhe konstruksionet e kasolleve. Këtë sot në Ohër e paralajmëroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, i cili ishte për vizitë në lokalitet.

Ljutkov pas shëtitjes në kompleks së bashku me drejtorin e Muzeut dhe me ekspertët nga Enti për mbrojtje të përmendoreve dhe muzeut - Ohër theksoi se i tërë kompleksi i është lënë kohës pa kurfarë intervenime për mirëmbajtjen e tij, aq më pak ndonjë investim në të.

Meqenëse b[ëhet fjalë për lokalitet jashtëzakonisht të rëndësishëm në Ohër dhe një prej vendeve më të vizituara për turistët që realizon edhe përfitime ekonimike, Ljutkov paralajmëroi se menjëherë do të fillojnë një sërë aktivitetesh projektuese në drejtim të riekipimit dhe përmirësimit të kushteve për punë në kompleks, me qëllim të funksionimit normal të kompleksit.

Përndryshe, Ljutkov më tej e shfrytëzoi mundësinë të theksojë se në programin e punës së MInistrisë së Lulturës dhe turizmit është paraparë kultura të bëhet veprimtari fitimprurëse.

"Prandaj edhe e bashkuam turizmin me kulturës, sepse konsiderojmë se me zhvilim dhe turizëm kulturor, kultura mund të bëhet degë ekonomike", tha ai. ab/

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR