• e shtunë, 13 korrik 2024

BDI dënon dhunën ndaj foshnjes tremuajshe për motive etnike, kërkon të dorëhiqen ministri dhe drejtori

BDI dënon dhunën ndaj foshnjes tremuajshe për motive etnike, kërkon të dorëhiqen ministri dhe drejtori

Shkup, 13 korrik 2024

BDI dënon dhunën skandaloze ndaj foshnjes 3 muajshe nga motive etnike, të dorëhiqen menjëherë Ministri dhe Drejtori 

Dhuna e konstatuar fizike skandaloze ndaj një foshnje shqiptare 3 muajshe për motive etnike nga personeli mjekësor në Klinikën e Fëmijëve është e papranueshme, jonjerëzore dhe vjen si pasojë e impotencës politike të humbësve të zgjedhjeve që po poshtërsojnë shqiptarët çdo ditë e më tepër. 

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi ligjore për shkaktuesit e dhunës dhe përgjegjësi të bartësve të funksioneve pa legjimitetin etnik në ministrinë e shëndetësisë dhe në klinikën për fëmijë. 

Pamjet e djeshme të një foshnje përplot me shenja dhune tmerruan opinionin publik dhe dorëheqja dhe përgjegjësia nuk duhet të vonojë as një orë të vetme. 

Mungesa e legjitimitetit etnik në qeverinë monoetnike dhe dëshira e verbër për pushtet duke i poshtërsuar shqiptarët i ka dhënë hov antishqiptarizmit institucional dhe shtetëror në përmasa alarmante.

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR