• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në policinë e Berovës është dërguar një mjet i pashpërthyer

Në policinë e Berovës është dërguar një mjet i pashpërthyer

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza - Shtip informoi sot se dje në orën 12:30 në stacionin policor në Berovë ishte dërguar një mjet i pashpërthyer, për të cilën supozohet se është nga Lufta e Parë Botërore. Menjëherë ishte marrë nga ana e një piroteknisti nga DMSH - Berovë për shkatërrimin e tij, sqarojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

"Një procedurë e tillë mund të duket e saktë, por është vetëm pjesërisht, sepse është kontaktuar me policinë, e megjithatë nga aspekti i sigurisë, është e papërshtatshme. Qytetarët, për hir të sigurisë së tyre dhe mjedisit rreth tyre, duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të sigurisë në raste të tilla. Kur gjejnë ndonjë mjet të pashpërthyer apo mbetje të luftërave të kaluara, qytetarët këshillohen të mos i marrin dhe t'i lëvizin, por thjesht të telefonojnë në numrin 112 në QMK.  Do të veprohet sipas procedurave standarde të funksionimit për raste të tilla nga profesionistë - piroteknikë, të sigurt për ta dhe për të gjithë në mjedisin e tyre", apelojnë nga QMK.

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk ka pasur zjarre në vende të hapura. Në orën 13:10, përmes 112 në QMK ishte marrë denoncim për mbeturina dhe degë të grumbulluara nën urën në lumin Vardar në fshatin Jurumleri dhe Lisiçe të Poshtme. Menjëherë ishte njoftuar Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi" - Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

"Përmes 112 në QMK janë pranuar më shumë denoncime për kabllo të rëna elektrike dhe të tjera në lokacione të ndryshme të qytetit të Shkupit. Për të gjitha rastet, me lokacion të saktë për të njëjtat, janë njoftuar 'EVN Maqedoni' dhe operatorët të cilët lidhin kabllo, për procedurë të mëtutjeshme, pas çka ekipe të tyre ishin dërguar që të intervenojnë në teren", sqarojnë nga QMK.

Gjithsej 1.561 thirrje në numrin e vetëm të thirrjeve për raste urgjente 112 në QMK janë evidentuar gjatë 24 orëve të kaluara. Prej tyre, "reale" - 59,77 për qind, ndërsa 40,23 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve, që nuk ishin urgjente. Në polici ishin dërguar 72,18 për qind, në Ndihmën urgjente mjekësore - 23,31 për qind, ndërsa te zjarrfikësit - 0,75 për qind e thirrjeve reale në 112 në QMK. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR