• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Parkun e Qytetit u mbajt ngjarja "Kërkojmë aksion klimatik tani" - vendi një nga pesë më të rrezikuarit nga ndryshimet klimatike

Në Parkun e Qytetit u mbajt ngjarja

Shkup, 25 maj 2024 (MIA) - Në Parkun e Qytetit në Shkup, sot, në organizim të "Gou grin Shkup" u mbajt ngjarja "Kërkojmë aksion klimatik tani!", prej ku u dërgua porosia për ngritjen e vetëdijes publike për ndryshimet klimatike dhe parandalim nga ndikimet negative ndaj vendit tonë.

Kryetari i Shoqatës për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor "Gou Grin Shkup", Bllazhe Josifovski, thotë se Maqedonia është një nga pesë vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, për këtë theksoi se qytetarët duhet vazhdimisht të kërkojnë nga institucionet të bëjnë aksion, sepse, siç tha, shteti i ka të gjitha dokumentet e nevojshme, por aksion nuk ka.

Shtoi se gjënë e parë që duhet ta bëjë qeveria e re është të miratojë Ligj për aksion klimatik.

Për shkak të ndryshimeve klimatike, Josifovski thotë se shteti ka 30 për qind më pak eksport në bujqësi, sepse, thotë "kur duhet të bjerë shi është thatësirë, kur është thatësirë bie shi".

Aktivisti dhe këshilltari në Komunën Qendër nga nisma qytetare "Mundësi për Qendër", Jane Dimeski, thotë se për ndryshimet klimatike në publik flitet pak, duke e theksuar përfaqësimin e ulët në këtë temë në politikat publike të shtetit. 

Thotë se vështirë do të mundemi plotësisht t'i parandalojmë ndryshimet klimatike, por ajo që mund të bëhet, thotë është ndryshimi i shprehive tona jetësore dhe t'i zbusim dhe aftësojmë drejt kushteve të cilat tashmë po krijohen. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR