• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Në Nagoriçan të Vjetër është aktiv zjarri në Malotinë dhe Zheglanë, në Kumanovë në atarin e Kokoshinjës, Kshanjës dhe Murgashitit

Në Nagoriçan të Vjetër është aktiv zjarri në Malotinë dhe Zheglanë, në Kumanovë në atarin e Kokoshinjës, Kshanjës dhe Murgashitit

 Kumanovë, 30 korrik 2024 (MIA) - Zjarri në Malotinë dhe Zheglan, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër është ende aktiv, ndërsa në rajonin  e Kumanovës janë aktive zjarret të cilat shpërthyen dje rreth pasdites në Kokoshinjë, Kshanjë dhe Murgash, njoftoi sot në video-deklaratë, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. 

Zjarri që përfshiu pyllin e ulët, bimësinë, barin, po shuhet aktualisht edhe me helikopterë. Nënkryetari i komunës së Nagoriçanit të Vjetër, Boban Cvetanovski, thotë se terreni është i paarritshëm.

 "Gjatë gjithë kohës janë të pranishëm ekipet e zjarrfikësve territorialë, të ndërmarrjes publike të “Pyjeve Kombëtare”, ekipe të njësive zjarrfikëse nga komunat fqinje. Terreni është i paarritshëm. Janë djegur disa shtëpi, nuk e dimë numrin e saktë", deklaroi Cvetanovski.

 Komandanti i NJTZ Nagoriçanit të Vjetër, Dalibor Trajkovski tha se zjarri është në një vend jashtëzakonisht të paarritshëm.

 Qendra Rajonale e Kumanovës për Menaxhim me Kriza njoftoi se dje është shuar zjarri në zonën e kësaj komune dhe në Rugjincë, ku kanë punuar zjarrëfikësit nga Nagoriçani i Vjetër, Kumanova dhe Kratova, si dhe ka pasur edhe shtëpi të djegura.

 Zjarrfikësit nga Kumanova dje dhe gjatë natës kanë punuar në zjarrin e madh mes fshatrave Kokoshinj dhe Kshanjë. Siç njoftoi QMK, një person ka humbur jetën duke u mbytur nga tymi, ndërsa gruaja e tij është evakuuar.

 Sipas komandantit të NJTZ Kumanovë, Dejan Ilievski, dje ka pasur njëmbëdhjetë zjarre.

 Më kritike ishte në zonën ndërmjet fshatit Kokoshinjë dhe Kshanjë në zonën e Komunës së Kumanovës afër Sveti Nikollës. Aty është djegur bar i thatë, pyll i ulët i degraduar.

 Sipas Qendrës Rajonale të Menaxhimit të Krizave të Kumanovës, në zonën e Kshanjës dhe Kokoshinjës është intervenuar nga ora 12:45 me katër makina zjarrfikëse me 12 zjarrfikës.

Krahas kësaj, zjarrfikësit e Kumanovës kanë intervenuar në barin e thatë të djegur në afërsi të Zebërnjakut, afër Nikushtakut, afër stacionit të filtrimit. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR