• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Kuvend u prezantuan raportet nga vlerësimi i zbatimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Qytetin e Shkupit

Në Kuvend u prezantuan raportet nga vlerësimi i zbatimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Qytetin e Shkupit

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) -  Nevojiten ndryshime në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Kanë kaluar shumë vite nga miratimi i tij, gjegjësisht në vitin 2002. Praktika na tregoi pjesë në të cilat janë shfaqur paqartësi, formulime jo aq të mirë....Ka një hapësirë të madhe për përmirësim. Këtë e theksoi Maja Llazarova, oficere për programe nacionale në Misionin e OSBE-së në Shkup, në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar për Vetëqeverisje Lokale duke e prezantuar Raportin për vlerësimin e zbatimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Ajo thekson se është konfirmuar se ka paqartësi të mëdha mes dispozitave ligjore dhe praktikës. 

 

 

"Ka përputhje të kompetencave, të vetëqeverisjes lokale dhe mungojnë mjetet adekuate financiare për implementim cilësor të kompetencave. Ekziston një varësi e madhe nga transfertat nga pushteti qendror kryesisht nga dotacionet e dedikuara, ku komunat nuk kanë fleksibilitet se si do t'i përdorin ato para. Sistemi ekzistues për barazim ose kompensim për balancim të atyre dispariteteve që ekzistojnë midis komunave në mënyrë të pamjaftueshme i balancon hendeqet në të ardhurat për kokë banori në njësitë e qeverisjes lokale kundrejt atyre urbane. Problem është kuadri i kualifikuar në njësitë e vetëqeverisjes lokale, veçanërisht në komunat më të vogla, ku është vështirë të gjenden punëtorë të kualifikuar dhe cilësor", tha ajo.

 Rekomandimet kryesore nga raporti janë  - së pari, të qartësohet ndarja e kompetencave, të transferohen përgjegjësi shtesë të vetëqeverisjes lokale, që do të thotë të rritet shkalla e autonomisë funksionale dhe financiare, të sigurohet financimi adekuat i vetëqeverisjes lokale, të rritet pjesa e të ardhurave vetanake në buxhetet lokale, të vendoset e një sistemi më i gjerë  për kompensim  dhe ulje të dispariteteve horizontale, të rritet digjitalizimit në funksion të konsolidimit të masave kundër korrupsionit.

 

Dushko Todorovski, oficer i programeve nacionale në Misionin e OSBE-së në Shkup, duke prezantuar Raportin e dytë të vlerësimit të zbatimit të Ligjit për Qytetin e Shkupit, theksoi se problemet në koordinim në nivel lokal, veçanërisht lidhur me kompetencat në Qyteti i Shkupit, në një pjesë të madhe, siç tha, varen edhe nga korniza ligjore e përcaktuar në mënyrë të paqartë për ndarjen e kompetencave mes Qytetit dhe komunave që janë në kuadër të Qytetit të Shkupit. Ai informoi se këto dy raporte janë përgatitur për nevojat e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, të cilat janë në dispozicion të publikut në faqen einternetit të  Ministrisë.

Potencoi se në nenin 22 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale duhet të rregullohet se cilat kompetenca janë të ndashme dhe cilat janë të pandashme dhe të bëhet dallimi i qartë se cila është kompetencë e Qytetit të Shkupit, e çfarë është përgjegjësi e të gjitha komunave në kuadër të Qytetit të Shkupit. Theksoi se duhet të shqyrtohen formulimet e  kompetencave të cilat përcaktohen në atë ligj dhe të harmonizohen me ligjet sistematike.

 Foto: Ptinskrin nga videoja

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR