• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në janar fillon zbatimi i huasë hungareze për kompanitë

Në janar fillon zbatimi i huasë hungareze për kompanitë

Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski kumtoi se në janar do të fillojë transferimi i mjeteve nga huaja hungareze për kompanitë. Ndonëse priste që kjo të ndodhë nga fillimi i javës së ardhshme, megjithatë duhet, siç tha, paraprakisht të kryhen dhe respektohen disa procedura ligjore.

"Pres që në janar të fillojë transferimi i mjeteve, dje ka qenë një takim operacional në Ministrinë e Financave, janë definuar hapat, marrëveshja me njërën dhe palën tjetër. Ka procedura formale të cilat duhen ndjekur. Unë kam qenë më optimist, kam menduar se do të fillojë nga fillimi i javës së ardhshme, por ka disa procedura ligjore të cilat duhet patjetër të kalojmë. Tani jam edecid në mendimin se zbatimi i kredisë fillon në janar", theksoi Mickoski.

Sipas tij, është mirë që kompanitë me ndihmën e kredisë të rrisin numrin e produkteve, të mos vërehet rritje vetëm në masën monetare.

"Do të doja jo pesë, por dhe 10 për qind të jetë rritja. Por, ato dhjetë për qind nuk duhet të jenë më të mëdha në masë, por në numër produktesh", theksoi kryeministri.

Për secilën kompani që nuk i plotëson kushtet do të kujdeset, tha, ekip i posaçëm në Qeveri, ndërsa ka edhe një person përgjegjës që do ta ndjekë, do të alarmojë dhe do t'i drejtohet kompanisë që është përfituese e mjeteve, për të treguar pse kushti nuk është plotësuar.

Kompanitë në vend do të mund të shfrytëzojnë 250 milionë euro nga kredia hungareze, e dedikuar për biznesin e Maqedonisë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR