• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Tetova nikoqir i garës ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit

Tetova nikoqir i garës ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit

Tetovë, 6 dhjetor 2025 (MIA) - Në Fakultetin e Shkencave Teknologjike dhe Teknike pranë Universitetit të Tetovës sot u mbajt Gara e 5-të ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit.  Organizatorët njoftojnë se Komisioni Ndërkombëtar Organoleptik do t'i analizojë strishot e mjaltit nga garuesit - gjithsej 200 bletarë nga 15 shtete.

"Kjo ngjarje është rezultat i bashkëpunimit të shoqatave udhëheqëse të bletarëve nga rajoni, me një mision të përbashkët - promovimi i cilësisë, autenticiteti dhe inovacioni në produktet e bletëve, si dhe përforcimi i bashkëpunimit profesional mes bletarëve të Ballkanit", informojnë organizatorët e ngjarjes.

Organizatorë janë Shoqata e bletarëve "Qyteti i Bletëve" - Tetovë, Shoqata e bletarëve të Prefekturës Tiranë, Shoqata e Mjaltit - Prishtinë, Shoqata e bletarëve Ulqin dhe Shoqata e bletarëve Apikula - Bujanoc. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR