• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Në Irak mbi dy mijë njerëz të lënduar nga stuhia e rërës

Në Irak mbi dy mijë njerëz të lënduar nga stuhia e rërës
Bagdad, 26 qershor 2022 (MIA) - Më shumë se 2.250 njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të stuhisë me rërë dhe ndotjes së ajrit në Bagdad dhe provincat tjera irakiane. Për shkak të stuhisë me rërë që dje ka goditur më shumë rajone irakiane, aeroportet ndërkombëtare në Bagdad dhe në En-Naxhaf janë mbyllur. Disa pjesë të Irakut nga muaji prill pothuajse çdo ditë janë të goditura me rërë dhe pluhur. Sipas ekspertëve rritja e fundit e stuhive me rërë në rajon janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike dhe nga shfrytëzimi joefikas të resurseve tokësore dhe të ujit në Irak. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR