Në Gostivar votimi filloi në kohë në të gjitha 121 qendrat e votimit
- Votimi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në komunën e Gostivarit filloi në mëngjes në kohë, informojnë nga KZK Gostivar.
- Post By Sara Ademi
- 09:56, 24 prill, 2024
Gostivar, 24 prill 2024 (MIA) - Votimi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në komunën e Gostivarit filloi në mëngjes në kohë, informojnë nga KZK Gostivar.
Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë, në orën shtatë.
"Probleme të vogla u paraqitën në disa qendra votimi me pajisjet biometrike, por ato menjëherë u tejkaluan", informuan nga KZK.
Të drejtën e votës në këtë komunë e kanë 81.517 qytetarë të cilët votojnë në 121 qendra votimi. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s