Qëndrimi i MPJ-së për deklaratën e përbashkët nga Lituania në Këshillin për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e përsërit qëndrimin me të cilin ndan shqetësimet e BE-së, duke i bërë thirrje Gjeorgjisë të shfuqizojë ligjin për transparencën e ndikimit të huaj.
Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e përsërit qëndrimin me të cilin ndan shqetësimet e BE-së, duke i bërë thirrje Gjeorgjisë të shfuqizojë ligjin për transparencën e ndikimit të huaj.
"Lidhur me publikimet e mediave në lidhje me deklaratën e përbashkët në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, të iniciuar nga Lituania, ku i bëhet thirrje Gjeorgjisë të shfuqizojë ligjin për transparencën e ndikimit të huaj, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme përsërit edhe një herë qëndrimin të cilin edhe gjatë ditës së djeshme e dorëzoi si përgjigje të pyetjes së një gazetari, se Maqedonia e Veriut ndan shqetësimet e BE-së lidhur me ligjin e përmendur, që është edhe qëndrimi ynë parimor për ligje të ngjashme në vende të tjera, theksohet në kumtesën e MPJ-së.
Rrjedhimisht, shtojnë ata, ne mbështesim edhe deklaratën e përbashkët të Lituanisë dhënë në emër të një grupi vendesh, të cilave iu bashkuam dhe e cila është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, që është një praktikë e zakonshme.
Foto: Arkivi i MIA-s