• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova ka pritur të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh

Presidentja Siljanovska Davkova ka pritur të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur Anzhej Frangesh, të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor në Republikën e Sllovenisë. Në takim është shprehur kënaqësia për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer miqësor mes dy vendeve, me mbështetje dhe respekt të ndërsjellë.

Presidentja Siljanovska Davkova, informojnë nga kabineti i saj, shprehu faleminderim për mbështetjen e fuqishme dhe të hapur të Republikës së Sllovenisë për vendin tonë në rrugën eurointegruese dhe vlerësoi se me emërimin e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Sllovenia konfirmoi përkushtimin e saj të fuqishëm, për procesin e integrimit të rajonit tonë në Bashkimin Evropian.

Në takim u diskutua për vijimin e procesit reformues pas formimit të Qeverisë së re. Në këtë kontekst, presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se formimii i Ministrisë për Çështje Evropiane është një hap që dëshmon përkushtimin e vendit tonë në agjendën evropiane.

Ajo shprehu pritjen e saj për vazhdimin e përkrahjes sllovene në përmbushjen e përcaktimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut. rq/bsh/

Foto: Kabineti i presidentes

QËNDRONI TË LIDHUR