• e mërkurë, 17 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

17 korrik 2023 (MIA)

1453. - Francezët i mundën anglezët në Betejën afër Kastionës në fund të luftës 100 vjeçare.
1762. - Peter III-të, perandor i Rusisë, vritet në një grindje pas abdikimit dhe arrestimit të tij.
1841. - Për herë të parë publikohet në Londër, revista humoristike "Punch".

1876. - Lindi Maksim Litvinov, diplomat sovietik dhe mbrojtës i çarmatimit botëror.
1899. - Lindi Xhejms Kegni, ylli amerikan i skenës dhe ekranit. Ai njihet kryesisht në interpretimet e tij në filmat "Engjëjt me fytyrë të pistë" dhe "Yankee Doddle Dandy", për të cilat fitoi edhe çmimin Oscar.
1951. - Princi i Belgjikës, Baudouin, filloi mbretërimin e tij pas abdikimit të të atit, mbretit Leopold III-të.
1959. - Vdiq këngëtari i famshëm i bluzit, Billi Hollidei.
1969. - Në Spanjë, gjeneral Françisko Franko emëroi princin Huan Karlos si pasardhësin e tij eventual në krye të shtetit.
1979. - Anastasio Somoza dha dorëheqjen nga posti i presidentit, duke i lënë vendin një qeverie të kryesuar nga lideri sadinist, Daniel Ortega.

1981. - Më shumë se 100 vetë vdiqën kur zonat palestineze të Bejrutit u bombardua nga gjuajtësit izrealitë.
1992. - Presidenti çekosllovak Vaclav Havel, shpalli dorëheqjen; sllovakët të cilët nuk e kishin pranuar Havelin si kryetar shteti, shpallën sovranitetin.
1998. - Eshtrat e carit të Rusisë Nikola II-të dhe familjes së tij u dogjën në San Petërburg në një ceremoni, ku ishte i pranishëm edhe presidenti rus, Boris Jeltsin.
1999. - Skuadrat e shpëtimit gjetën mbeturinat e aeroplanit të zhdukur në afërsi të brigjeve të Atlantikut, në veri-lindje te Shteteve të Bashkuara, i cili transportonte John F.Kenedi i Riu me bashkëshorten e tij, Carylon Bessette.

2000. - Të paktën 127 persona u vranë dhe me dhjetra të tjerë konsiderohen të zhdukur pas përmbytjeve që kanë goditur krahinën Shanxi në veri të Kinës.
2001. - Katarin Graham, kryeadministratorja veterane e "Washington Post", vdiq në një spital në Bois, Idaho. Graham, 84 vjeç, kryetare e komitetit ekzekutiv të "Washington Post", iu nënshtrua operacionit, pasi u rrëzua në një kalim për këmbësorët në një kompleks pallatesh në Luginën e Diellit.
2003. - Një krimb i brigjeve bretone mund të zgjidhë mungesën dramatike botërore të gjakut për transfuzion. Hemoglobina e këtij jovertebrori detar paraqet "të dhëna funksionale shumë të ngjashme me ato të njeriut".Ky zbulim u bë nga Universiteti "Pierre et Marie Curie" i Parisit.
2005. - Vdiq ish-kryeministri i Britanisë së Madhe sër Edvard Hit, në mandatin e të cilit nga viti 1970 deri në vitin 1974, Britania hyri në Bashkësinë ekonomike evropiane, Bashkimi Evropian i sotëm.
2009. - Vdiq Uollter Kronkajt, gazetar amerikan. Ishte një prej radio-TV gazetarëve më të respektur në botë, redaktor shumëvjeçar në Si-Bi-Es.
2017.- Aktori amerikan Martin Landula, fitues i "Oskarit" për rol kryesor në filmin "Ed Vud, vdiq në moshën 89 vjeçare. Landau e fitoi "Oskarin" për filmin "Ed Vud" në vitin 1994, për interpretimin e imazhit Bela Lugoshi, artist me origjinë hungareze i cili ka aktruar nëpër filma horror.

 

QËNDRONI TË LIDHUR