• e premte, 04 tetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

3 tetor 2024 (MIA)

- Dita Botërore e Ecjes
1215. - Midis arhondit të madh Dhimitri, sundimtar i Arbërisë dhe Republikës së Rakuzës përfundoi marrëveshja e paqes. Ai i siguronte rakuzjanëve qarkullimin e lirë dhe të sigurt nëpër tokat arbërore dhe përjashtimin nga taksa doganore.
1226. - Vdiq St. Francis i Assisit, themeluesi i urdhrit françeskan.
1691. - U nënshkrua marrëveshja e Limerikut, e cila i dha fund rebelimit irlandez.
1859. - Lindi Eleonora Duse, aktore italiane. U njoh në të gjithë botën për interpretimin e heroinave të Henrik Ibsenit.
1863. - Presidenti Abraham Linkoln firmosi një vendim që caktonte të Enjten e fundit të Nëntorit si ditën e Falenderimit.
1888. - Lindi gazetari gjerman Carl Von Ossietsky. Në 1935 ai fitoi çmimin Nobel, pasi shkruajti për riarmatosjen Naziste.
1899. - Lindi poeti, eseisti dhe novelisti francez Louis Aragon. Themeluesi i Surrealizimit dhe Dadaizmit, ai ishte gjithashtu një figurë e lartë e rezistencës franceze ndaj okupacionit nazist.
1906. - SOS u caktua si një sinjal ndërkombëtar ndihme në Konferencën e Radios në Berlin.
1912. - Atdhetari Kristo Luarasi i shkruante nga Sofja Asdrenit në Bukuresht, per angazhimin e tij ne furnizimin me libra shqip të mërgimtarëve tanë në Argjentinë dhe Rusi.
1916 - Lindi James Herriot, autor dhe novelist britanik.
1929. - Jugosllavia u bë emri zyrtar i Mbretërisë serbe, kroate dhe sllovene.
1949. - Vdiq në Nju-Jork, atdhetari Mit'hat Frashëri. Ai u lind në Janinë, më 25 mars 1880. U diplomua në Stamboll. Në fund të shekullit të XIX, Mit'hat Frashëri angazhohet në politikën shqiptare. Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit, i njohur si Kongresi i Alfabetit. Në Qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i Botores ku pas një viti jep dorëheqjen. Ai mirëpriti ardhjen e Princ Vidit dhe pas ikjes së tij edhe Mit'hat Frashëri largohet nga Shqipëria. Vendoset në Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Pas pushtimit nga Italia, vendos t'i rikthehet aktivitetit politik. Në vitin 1941, ai është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Partisë se Ballit Kombëtar. Për pikpamjet e tij politike u detyrua në nëntor 1944 të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një udhëtimi për në New York, SHBA, më 3 tetor 1949, ai vdes si pasojë e një ataku kardiak.
1952. - Në ishujt Monte Belo pranë bregut veriperëndimor të Australisë, Britania e Madhe e testoi bombën e parë atomike.
1963. - Një grup ushtarak në Honduras rrëzoi Presidentin Ramon Villeda Morales.
1974. - Lindi në Gjilan futbollisti shqiptar i njohur edhe në stadiumet ndërkombëtare Ismet Munishi. Ka luajtur edhe për ekipin e superligës shqiptare KF Partizani. Momentalisht Ismet Munishi gjëndet në klubin futbollistik Gjakovar KF Vllaznimi".
1977. - Kryeministrja reformatore indiane, Indira Gandi u arrestua nën akuzat për korrupsion.
1981. - Mori fund pas shtatë muajsh kryengritja e të burgosurve republikanë irlandezë në burgun Maze në Belfast.
1990. - Kina dhe Singapori vendosën marrëdhëniet diplomatike.
1990. - Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore u bashkuan zyrtarisht në mesnatë pas 45 vjetësh ndarjeje të Luftës së Ftohtë.
1995. - Në Shkup, ndaj presidentit të Republikës së Maqedonisë Kiro Gligorov është kryer atentat me shpërthim të auto-bombës.
1997. - Tërmeti i tretë, shumë i fuqishëm tronditi Italinë brenda një jave, duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme ambienteve të brendshme të Bazilikës së St. Francisit në Assisi, ndërtuar në shekullin e XIII-të.
1997. - Treni magnetik japonez theu rekordin botëror kur shënoi 451 kph (280,3 mph) në një udhëtim eksperimental në Tokio.
1998. - Në Bullgari, Shqipëria fitoi çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar të programeve televizive të Ballkanit me Filmin dokumentar te regjisorit Ylli Pepo "Të vegjël, të rritur". Ylli Pepo u shpall regjisori më i mirë i festivalit.
2000. - Kineasti polak Jerzy Has, regjisor i filmit "Dorëshkrimi i gjetur në Saragozë" (1964) i shkëputur nga romani në frëngjisht i Jan Potockit, vdiq në moshën 75 vjeç. I njohur për ekranizimin e veprave letrare, Jezhi Has ka xhiruar gjithashtu "Sahati me ujë" (1973), "Kukulla" (1968) dhe "Vuajtjet e Baltazar Koberit" (1998).
2002. - Është konstituar Kuvendi i katërt i Republikës së Maqedonisë (e treta pas pavarësisë). Për kryetar të Kuvendit u zgjodh Nikolla Popovski.
2002. - Gjykata e sigurisë turke hoqi zyrtarisht dënimin me vdekje ndaj udhëheqësit rebel kurd, Abdullah Oçalan pas kapjes dhe gjykimit të tij në vitin 1999. Oçalan, i mbajtur si një i burgosur më vete në ishullin Imrali afër Stambollit, e kishte çuar Partinë e Punëtorëve Kurd (PPK) në një luftë guerile 16 vjeçare, duke shkaktuar vdekjen e 30.000 personave në Turqinë juglindore.
2007. - Gjatë përsplajes së dy anijeve, në shtetin federal Kebi, në lumin Dolla Kaina, në Nigerinë veriore, humbën jetën të paktën 31 persona, ndërsa gjashtë u lënduan. Anija plot me udhëtarë u përplas me një anije transportuese.

 

QËNDRONI TË LIDHUR