• e premte, 04 tetor 2024

Mot me diell me vranësira mesatare

Mot me diell me vranësira mesatare

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite dhe në orët e natës vranësirat do të rriten, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 1 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 27 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare, të cilat në fund të ditës do të rriten. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginave erë e përkohshme e fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 27 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik të premten dhe në ditët e fundjavës moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë më të dendura, lokalisht në formë të motit të keq, të shoqëruara me bubullima dhe erë të fuqishme. Pastaj në dy ditët e ardhshme do të ketë stabilizim të motit. 

QËNDRONI TË LIDHUR