• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM njofton se do të realizohet rikonstruim i gypit të djathtë nga Tuneli 1 në autostradën A1, seksioni Demir Kapi - Smokvicë.

Në Р-110, nga nyja te fshati Tremnik deri te nyja Demir Kapi, prej dje komunikacioni është ndërprerë në tërësi dhe rikahëzohet përmes autostradës për shkak të punëve ndërtimore. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR