• e enjte, 03 tetor 2024

Në mëngjes ftohtë, gjatë ditës me diell me temperaturë deri 25 gradë

Në mëngjes ftohtë, gjatë ditës me diell me temperaturë deri 25 gradë

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) – Moti sot do të jetë i ftohtë gjatë mëngjesit, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -2 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 19 deri 25 gradë.

Në Shkup mëngjesi i freskët, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell me erë të lehtë juglindore. Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 25 gradë.

Sipas DPHM, të enjten pasdite kryesisht në zonat malore do të ketë shi të përkohshëm. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik të premten dhe gjatë fundjavës në disa vende do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima dhe erë të fuqishme. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të motit të ligë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR