• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze

Në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Në Budapest sot duhet të nënshkruhet marrëveshje për huanë hungareze në vlerë prej gjysmë miliardë euro, nga të cilat një pjesë do të dedikohet për sektorin e biznesit, ndërsa një pjesë për realizimin e projekteve të komunave.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska javën e kaluar deklaroi se më 8 tetor udhëton për në Budapest dhe se ditën e njejtë do ta nënshkruajë marrëveshjen.

Kushtet me të cilat merret huaja, sipas Qeverisë, janë të volitshme. Kredia për huanë me normë interesi prej 3,25 për qind me tre vjet grej periudhë dhe 12 vjet afat për pagesë.

Ligji për kreidnë hungareze, që e kanë kontraktuar kryeministri Hristian Micksoki dhe krymeinistri hungarez Viktor Orban fjatë pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s në uashington, u votua në Kuvend më 17 shtator të këtij viti.

Qëllimi i Qeverisë, siç deklaroi paradokohe krymeinistri Mickoski, është që paratë e dedikuara për ekonominë e Maqedonisë të plasohen përmes bankave vendore nën kushte të njejta nën të cilat është marrë huaja, ndërsa nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të kërkohen mënyra tjera që t'i vihen në dispozicion këto fonde sekorit të biznesit.

Премиерот Христијан Мицкоски денеска му одговори на лидерот на опозициската СДСМ, Венко Филипче во врска со барањето за носење нов Кривичен законик, нагласаувајќи оти нов КЗ ќе се донесе, но

Një pjesë e huasë dedikohget për zhvillimin e komunave, gjegjësisht për realizimin e projekteve për interes të qytetatëve. Në thirrjen publike që e shpalli Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kanë arritur 357 aplikime nga 80 komuna.

Sipas kryeminstrit, paratë nga huaja nuk janë kineze siç konfirmoj opozita, por janë mjete të marra nga një vend i Bashkimit Evropian.  

Edhe kryeministri hungarez Vijmtor Orban, i cili më 27 shtator ishte në Ohër, ku u mbajt mbledhja e dy qeverive, deklaroi se paratë nuk janë nga Kina.

"Ne nuk mund të japim kredi kineze dhe para kineze, sepse Hungaria ka një marrëveshje me Kinën që të gjitha paratë që vijnë nga Kina do të shkojnë për projekte specifike zhvillimi në Hungari. Ne nuk mund t'ju japim para kineze, ndërsa para evropiane mundemi dhe do t'ju japim", tha Orban në konferencën për media me kryeministrin Mickoski. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR