• e martë, 16 dhjetor 2025

Në Berlin përfunduan bisedimet ndërmjet Zelenskit dhe delegacionit amerikan

Në Berlin përfunduan bisedimet ndërmjet Zelenskit dhe delegacionit amerikan

Berlin, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Përfunduan bisedimet në Berlin ndërmjet presidentit të Ukrainës, Vollodimir Zelenskit dhe përfaqësuesit amerikan, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, publikoi Ukrainform. 

Sipas mediave ukrainase, takimi në të cilin u shqyrtuan 20 pika nga plani amerikan paqësor, zgjati dy orë. 

Një burim i paidentifikuar ukrainas deklaroi se Zelenski tashmë është në takim me presidentin gjerman Frank-Valter Shtajnmajer.

Është parashikuar që Zelenski gjatë ditës të bisedojë me liderët evropianë, med të cilëve dhe me kryeministrin britanik Kir Starmer dhe presidentin e Francës, Emanuel Makron. Në takimin, në të cilin nikoçir do të jetë nga kancelari gjerman Fridrih Merc, do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Usurlla fon der Lajen. 

Zelenski dje kishte bisedë pesë-orëshe me përfaqësuesin special amerikan, Uitkof, i cili deklaroi se ishte bërë "përparim i madh".

фото: ДПА

QËNDRONI TË LIDHUR