• e martë, 16 dhjetor 2025

BE-ja i zgjeroi sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë për sahkak të aktiviteteve hibride

BE-ja i zgjeroi sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë për sahkak të aktiviteteve hibride

Bruksel, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Këshilli i BE-së sot ka marrl vendim për shtimin edhe të 12 individëve dhe dy subjektve në listën e të sanksionuarve për shkak të ndërlidhjes me manipulimet me informacionet dhe sulmet kibernetike nga ana e Rusisë, si dhe për zgjerimin e regjimit të masave ndëshkuese kunrë Bjellorurisë, me çka përfshihen aktivitetet e saj hibride kundër vendeve-anëtare të BE-së.

Këshilli vendosi të përfshijë në listën e atyre që janë sanksionuar për aktivitete që lidhen me manipulimin e informacionit, ndërhyrjet e huaja dhe aktivitetet kibernetike dashakeqe nga Rusia kundër BE-së dhe vendeve-anëtare dhe partnerëve të saj disa analistë të politikës së jashtme të punësuar nga institucione, grupe ekspertësh dhe universitete të lidhura ngushtë me Kremlinin, si dhe figura me ndikim që promovojnë propagandën proruse, teoritë e konspiracionit rreth pushtimit rus të Ukrainës dhe narrativat antiukrainase dhe anti-NATO. Disa nga këta individë janë ish-oficerë ushtarakë ose policorë nga Evropa Perëndimore.

Gjithashtu, sanksione u vendosën edhe ndaj Lëvizjes Ndërkombëtare të Rusofilëve, për përhapjen e saj globale të narrativave destabilizuese në emër të Qeverisë ruse, si dhe ndaj Batalionit të 142-të të Luftës elektronike me bazë në Kaliningrad, i cili është përgjegjës për ndërprerjen e sistemeve të komunikimit dhe sulmet elektronike që lidhen me rastet e fundit të dështimeve të sinjalit GPS në disa shtete anëtare të BE-së.

Anëtarët e departamenteve të aktiviteteve kibernetike të agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake GRU, të përfshirë në sulme onlajn ndaj organizatave qeveritare ukrainase dhe ndërhyrje në sistemet e vendeve-anëtare të BE-së dhe aleatëve të NATO-s, janë shtuar gjithashtu në listë, me qëllim mbledhjen e informacionit të ndjeshëm dhe destabilizimin e situatës së tyre politike.

Motiv konkret për këtë vendim janë sulmet e paradokohshme të balonëve meteorologjikë në hapësirën ajrore të Lituanisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR