• e mërkurë, 21 janar 2026

Mucunski: Vendi ynë është në Bruksel – bllokadat bilaterale nuk duhet të pengojnë të ardhmen evropiane

Mucunski: Vendi ynë është në Bruksel – bllokadat bilaterale nuk duhet të pengojnë të ardhmen evropiane

Shkup, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, si pjesë e delegacionit të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, dje dhe sot po qëndron për vizitë pune në Bruksel.

Në kuadër të vizitës, siç theksohet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, pritet që samiti i sotëm të jetë një mundësi e rëndësishme për të konfirmuar përcaktimin strategjik të Bashkimit Evropian për zgjerim në Ballkanin Perëndimor - një mesazh që është i mirëpritur dhe dërgon një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin.

Mucunski paralajmëroi se kryeministri Mickoski, së bashku me liderët nga rajoni dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, do të diskutojnë iniciativa konkrete në kuadër të procesit të integrimit gradual evropian. Duke vepruar kështu, ai theksoi bashkimin me SEPA-n, partneritetin për siguri dhe mbrojtje, iniciativën për heqjen e roamingut dhe projekte të tjera të ngjashme, përmes të cilave qytetarët i ndjejnë drejtpërdrejtë përfitimet e procesit evropian.

Në deklaratën për servisin kombëtar, ministri Mucunski theksoi se, sipas vlerësimeve të Bashkimit Evropian, Qeveria, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ka treguar përkushtim serioz për zbatimin e reformave kyçe nga agjenda e reformave.

"Për momentin, në procedurë parlamentare janë tashmë disa ligje, kryesisht të destinuara për luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe reformimin e gjyqësorit, si dhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore që lidhen me agjendën e reformave, miratimi i të cilave është mirëpritur nga Bashkimi Evropian", theksoi Mucunski.

Ai shtoi se vlerësime pozitive për Qeverinë nga ana a e BE-së janë marrë edhe në sferat e ekonomisë dhe arsimit, ku vlerësimi më i lartë është regjistruar në fushën e politikës së jashtme, përkatësisht harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Unionit.

"Vendi ynë është në Bruksel, vendi ynë është si anëtare fuqiplotë e Bashkimit Evropian. Është për të ardhur keq që vitet e fundit jemi përballur me bllokada bilaterale", theksoi Mucunski, duke paralajmëruar se kjo çështje do të jetë pjesë e diskutimeve.

Duke folur për reformat, ai theksoi se efektet e tyre ndihen më drejtpërdrejt nga qytetarët, duke theksuar se vendi është ndër të parët në rajon në zbatimin e disa prej politikave evropiane.

"Nëse ka vullnet të mirë dhe besim, nuk ka çështje për të cilën nuk mund të gjendet zgjidhje. Kohët e fundit, kemi ndjerë mungesë vullneti të mirë nga ana e Sofjes. Shtetet- anëtare po ndjekin narrativën që vjen prej andej dhe presim mbështetjen e tyre në procesin e gjetjes së një zgjidhjeje", përfundon Mucunski.

Linku për deklaratën dhënë për RTM: https://we.tl/t-L0FxtTdZcf

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR