• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MSH: Kanë arrit 11.520 doza të vaksinave kundër Kovid-19

MSH: Kanë arrit 11.520 doza të vaksinave kundër Kovid-19

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA)- Ministria e Shëndetësisë informon se janë siguruar sasi të reja të vaksinave kundër Kovid-19. Bëhet fjalë për 11.520 doza që gjatë javës do të shpërndahen në qendrat shëndetësore.

"Për këtë qëllim, të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të marrin vaksinë kundër Kovid-19 mund të kontaktojnë qendrën shëndetësore më të afërt. Në Shkup vaksinimi do të zhvillohet në poliklinikën e Bit Pazarit", thuhet në kumtesën e sotme të ministrisë.

Siç theksohet, vaksinat janë të destinuara për të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç.

Nga MSH theksojnë se vaksinimi është masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundjet infektive.

"Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi monitoron situatën me Kovid-19", thonë prej atje.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR