• e hënë, 01 korrik 2024

MPJ: Asnjë nga PDK-të nuk ka instruksione që të dërgojë nota deri te vendet e akreditimit

MPJ: Asnjë nga PDK-të nuk ka instruksione që të dërgojë nota deri te vendet e akreditimit

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Në përgjigje të informatave mediatike për notë të dërguar deri te MPJ-ja italiane, Ministria e Punëve të Jashtme informoi se asnjë përfaqësi diplomatike - konsullare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka marrë instruksion që të dërgojë nota për temën në fjalë deri te vendet e akreditimit.

Këtë e thonë nga MPJ-ja për MIA-n, pas informatave të publikuara në një pjesë të mediave në vend, se ambasadori në Romë, Vesel Memedi me vetiniciativë deri te autoritetet italiane ka dërguar notë, ku i ka informuar se edhe dokumentet valide për udhëtim me emrin Republika e Maqedonisë deri më 12 shkurt janë të pavlefshme.

"Pas njohurive të marra për notë të dërguar deri te MPJ-ja italiane, e njëjta përmes rrugës diplomatike menjëherë është revokuar, qysh para hyrjes në fuqi në afatin e përmendur për vlefshmërinë e pasaportave dhe me këtë, nuk ka shkaktuar kurrfarë implikacionesh", qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Ministria tashmë zbaton procedurë interne për konfirmimin e përgjegjësisë për ndriçimin e rastit, shtojnë prej aty. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR