• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zjarre aktive në Strumicë dhe Prilep

Zjarre aktive në Strumicë dhe Prilep

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Në territorin e shtetit aktive janë zjarret në fshatin Dobroshinci në komunën e Vasilevës ku digjet pylli me kërcell të ulët dhe bimësia dhe mbi vendbanimin Varosh në komunën e Prilepit ku digjet bimësia e ulët.

Nga Qendra për Menaxhim me Krizat, duke iu referuar informacioneve nga QMK Rajonale Strumicë, njoftojnë se terreni është kontrolluar dhe u konfirmua se nuk ka djegie aktive. Nga ora 05:00, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve nga Strumica me katër automjete dhe 16 zjarrfikës janë në terren dhe shuajnë në vendet ku ka tym. 

"Nëse gjatë ditës ka nevojë për forca plotësuese do të kërkohet ndihmë nga NJTZ Radovish dhe mbështetje ajrore me helikopter", informojnë nga QMK.

Gjatë ditës së djeshme në një intervenim morën pjesë zjarrfikësit nga NJTZ Strumicë me katër automjete dhe 20 zjarrfikës, NJTZ Radovish me pesë zjarrfikës dhe dy automjete dhe rreth 25 policë, ndërsa ishin aktivizuar edhe dy helikopterë të MPB-së.

Aktiv është edhe zjarri pas vendbanimit Varosh në komunën e Prilepit, ku digjet bimësia e ulët. Ka një degë aktive që lëviz në drejtim të manastirit "Uspanie na Presveta Bogorodica" (manastiri "Traskavec"), i cili u shua në orët e mëngjesit dhe nuk përbën rrezik për zonat e banuara. Zjarri ra nga zjarri në një automjet udhëtarësh.

Në mëngjes, në orën 04:39 nga kryetari i komunës së Prilepit është dërguar kërkesë në QMK për mbështetje ajrore, që do të koordinohet sipas gjendjes në terren.

Gjatë ditës së djeshme kanë intervenuar 15 zjarrfikës me pesë automjete dhe një cisternë nga NP "Komunalec" Prilep, të cilët para mesnate u tërhoqën nga terreni.

Në 24 orët e fundit plotësisht janë shuar gjashtë zjarre në ambient të hapur. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR