• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në fuqi është ndalesa për kryerjen e aktiviteteve ndërtimore në qendër të Ohrit dhe regjimi veror për komunikacion në pjesën e vjetër të qytetit

Në fuqi është ndalesa për kryerjen e aktiviteteve ndërtimore në qendër të Ohrit  dhe regjimi veror për komunikacion në pjesën e vjetër të qytetit

Ohër, 1 korrik 2024 (MIA) - Sipas vendimeve të pushtetit lokal në Ohër nga sot hyn në fuqi ndalesa për kryerjen e aktiviteteve ndërtimore në zonën qendrore të qytetit gjatë sezonit turistik. Ndalesa do të jetë në fuqi deri më 31 gusht.

"Ndalesa vlen për hapësirën jugore të bulevardit "Turistiçka" në pjesën nga "Biljanini izvori" deri te lumi Daljan dhe të lokaliteteve turistike nga kanali Studençishta deri në Shën Naum", informojnë nga komuna e Ohrit.

Nga fundjava hyri në fuqi edhe regjimi veror i komunikacionit në pjesën e vjetër të qytetit, me kufizime kohore të lëvizjes së automjeteve.

Sipas vendimit të Komunës së Ohrit dhe me kërkesë të UNESKO-s për kufizimin e numrit të mjeteve motorike në bërthamën e vjetër të qytetit, hyrja me automjete motorike do të lejohet vetëm me leje të posaçme që u lëshohen banorëve të qytetit të vjetër dhe pronarëve nga ajo pjesë e qytetit që posedojnë hapësirat e tyre të parkimit.

Për këtë qëllim janë lëshuar rreth një mijë leje, disa prej të cilave për automjete zyrtare, si dhe kartela me kohëzgjatje të kufizuar, për dërgimin e mallrave.

Hyrja në Qytetin e Vjetër kufizohet me rampa të vendosura, ku do të lejohet vetëm hyrja me kartela përkatëse, ndërsa Sheshi i Qytetit, përveç për kalim, do të përdoret si parking vetëm me kartë pagesore të përkohshëm parkimi. Kalimi nëpër shesh me automjete do të ndalohet plotësisht nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR