• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPB: Pritja e PK Tabanoc për hyrje dhe dalje nga vendi është për shkak të nivelit të kuq të deklaruar të rrezikut të sigurisë nga terrorizmi në Serbisë.

MPB: Pritja e PK Tabanoc për hyrje dhe dalje nga vendi është për shkak të nivelit të kuq të deklaruar të rrezikut të sigurisë nga terrorizmi në Serbisë.

 Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme  sot bëri të ditur se rritja e periudhës kohore të pritjes në PK Tabanoc për hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut është për shkak të nivelit të kuq të deklaruar të rrezikut të sigurisë nga terrorizmi në Republikën e Serbisë.

 Siç qëndron në kumtesë, se policitë kufitare të të dy shteteve janë në komunikim të vazhdueshëm me qëllim të mundësimit të qarkullimit sa më të shpejtë të udhëtarëve dhe automjeteve, por edhe kontrollë të duhur për shkak të situatës së re.

 LAMM sot në mëngjes informon se nga gjysmë ore pritet në pikat kufitare "Tabanoc" për hyrje në vend dhe në "Bogorodica" për dalje drejt Greqisë.

 Gjatë ditës së djeshme, nga LAMM  bënë të ditur se intensiteti më i lartë i komunikacionit ka qenë në Tabanoc, ku është pritur rreth dy orë, ndërsa në pikat e tjera kufitare rreth një orë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR