• e shtunë, 17 gusht 2024

Mot me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë të ndryshueshme

Mot me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë të ndryshueshme

Shkup, 28 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë të ndryshueshme, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të lëviz në interval prej 10 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 32 deri 39 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerë 9.

Në Shkup, mot me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 38 gradë.

Nga DPHM paralajmërojnë se në ditët në vijim vijon periudhë e motit kryesisht me diell dhe i nxehtë. Të hënën dhe të martën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, mbi 60 kilometra në orë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR