Mjeku Stanetiq: Pirja e duhanit është një nga arsyet kryesore për kancer të mushkërive dhe emfizemës, duhet të punojmë të ulet numri i duhanpirësve
- Nuk ekziston asnjë njoftim në mjekësinë profesionale që tregon ndonjë interes nga pirja e duhanit. Të gjithë ne, si duhanpirësit ashtu edhe joduhanpirësit, duhet të punojmë që të ulet numri i duhanpirësve, thotë prof.dr. Mirko Stanetiq nga Bosnja e Hercegovina.
- Post By Sara Ademi
- 13:41, 15 janar, 2026
Shkup, 15 janar 2026 (MIA) - Nuk ekziston asnjë njoftim në mjekësinë profesionale që tregon ndonjë interes nga pirja e duhanit. Të gjithë ne, si duhanpirësit ashtu edhe joduhanpirësit, duhet të punojmë që të ulet numri i duhanpirësve, thotë prof.dr. Mirko Stanetiq nga Bosnja e Hercegovina.
Stanetiq, i cili është një specialist pulmolog i shquar dhe profesor i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë në Banja Llukë, në intervistën për MIA-n thotë se Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia si dhe të gjitha vendet e Ballkanit Peërndimor kanë shkallë të lartë të pirjes së duhanit për dallim nga disa vende evropiane", si për shembull Suedia, ku ajo përqindje është gjashtë.
"Fatkeqësisht, Bosnja e Hercegovina, ndërsa mendoj edhe Maqedonia dhe Serbia si dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shkallë të duhanpirësve pothuajse rreth 50 për qind. Për BeH-në e di se incidenca është 46 për qind. Kjo është një përqindje e madhe në krahasim me Suedinë ku ajo përqindje është gjashtë. Në BeH me incidencë të tillë të lartë të duhanpirësve dhe numrit të kancereve, sëmundjeve respiratore, sëmundjeve aterosklerotike, sulme në zemër dhe plus stres,... gjithë kjo shumëfishon rreziqet. Sipas kësaj, duhet të ndërpritet me pirjen e duhanit", thekson mjeku Stanetiq.
Pirja e duhanit, thekson ai, është një nga arsyet kryesore për kancer të mushkërive dhe emfizemës, (shkatërrimi i rrugëve të vogla të frymëmarrjes). Fatkeqësisht, thotë mjeku Stanetiq, në BeH, ndërsa ehde në Maqedoni shprehitë për pirje të duhanit janë të njejta.

Pacientët me emfizemë, siç sqaron, rrallë shkojnë në mjek në kohë sepse ndjenja e mbytjes që kanë besojnë se është nga pirja e duhanit, vitet dhe mënyra e jetesës.
Rekomandim i tij është sa më herët të bëhet spirometria, por ajo të jetë bërë në mënyrë të drejtë me aparat cilësor dhe të kalibruar në prani të pulmologut dhe infermiereve të trajnuara dhe me përvojë të cilat, siç tha, janë jashtëzakonisht të rëndësishme në tërë këtë proces.
"Me zbulimin e hershëm të enfizemës, më vonë mund të ndaloni së piri duhan edhe me përdorimin e terapisë së caktuar inhalatore, me ndryshim të mënyrës së jetesës dhe me rehabilitim, të ngadalësohet sëmundja, por nuk mund të ndalet tërësisht. Për fat të keq, këta pacientë kanë, që do të thoshim ne, mushkëri tëcialt plaken më shpejtë se vetë pacienti", thekson mjeku Stanetiq.

Sipas tij, pacientët të cilët nuk kanë diagnozë të rëndë, vështirë ndalojnë së piri duhan, ndjejnë njëfarë brejtje të ndërgjegjes gjatë takimit të parë me mjekun, por e tërë kjo kalon dhe harrohet.
"Pacientët të cilët marrin karcinom të mushkërive në fazën e parë të takimit me mjekun kanë ndjenjë të ndërgjegjes sepse konsiderojnë se kanë kontribuuar për zhvillim të karcinomit duke konsumuar sasi më të madhe të cigareve. Ajo fazl kalon, por lë pasoja shumë negative tek pacienti. Pacienti me sëmundje obstruktive të mushkërive, pacientë me arterosklerozë, pacientë të cilët janë të prirur për goditje në ttru, pacientë të cilët janë të prirur për incidente kardiovaskulare, infarkte, angina pektoris jostabile, çrregullime të ritmit të zemrës, diabet... Këta janë pacientë të cilët shpesh paraqiten tek duhanpirësit", theksoi mjeku Stanetiq.
Këshilla është e thjeshtë - të bëhet gjithçka që mundet për të ndalur pirjen e duhanit, porositë mjeku Stanetiq në intervistë për MIA-n. sa/ab/
Fotо: Fejsbuk, МIА