Miteva: Nuk e shohim objektivitetin e kërkesës për takim liderësh dërguar përmes mediave
- Si Qeveri nuk e shohim objektivitetin e kërkesës për takim liderësh dërguar përmes mediave. Por le të dërgojnë kërkesën siç duhet dhe do të mendojmë dhe do të vendosim, tha sot zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
- Post By Fami Bajrami
- 16:32, 3 dhjetor, 2024
Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Si Qeveri nuk e shohim objektivitetin e kërkesës për takim liderësh dërguar përmes mediave. Por le të dërgojnë kërkesën siç duhet dhe do të mendojmë dhe do të vendosim, tha sot zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
"Kjo Qeveri nuk punon për dëshirat e politikanëve, por ekskluzivisht për interesat e qytetarëve. Është mjaft e çuditshme pse kjo kërkesë për takim liderësh po vjen përmes mediave, shpresojmë ta dinë se si dërgohet kërkesë zyrtare për takim liderësh. Le të dërgojnë, pastaj do të mendojmë dhe do të vendosim", ka thënë Miteva në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për media në Qeveri.
Ajo tha se nëse në të kaluarën kemi pasur një qeveri që nuk ka pasur kapacitet për të zhvilluar dialog politik, tani kemi Qeveri që është në korniza të pushtetit ekzekutiv dhe atë legjislativ dhe ka kapacitet të zhvillojë dialog të tillë politik.
Në përgjigjen e pyetjes mbi dorëheqjen e djeshme të kryetares së Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva dhe atë që dha në opinion, prej atje e vlerësojnë si diçka më të përshtatshme që mund të ndodhte pas gjithë skandaleve.
"Pikat negative që kishim ne si vend vijnë nga mungesa e drejtësisë në përgjithësi dhe nga numri i madh i skandaleve që ndodhin atje. Ajo që do të thotë informacion për gjendjen siç është, është informacion se do të kemi një luftë vërtet të fuqishme kundër situatave në sferën e drejtësisë dhe nuk e vlerësojmë si presion", ka thënë Miteva.
Ajo tha se në këtë moment nuk mendohet në rritjen e kufirit të pensionimit që ishte propozim i Këshillit fiskal dhe shtoi se bëjnë gjithçka që ta stabilizojnë gjendjen në Fondin pensional.
Ajo shpreson se do të stabilizohet gjendja në NQP Shkup dhe se nga Ndërmarrja publike e qytetit do të sigurojnë naftë për vazhdimin normal të punës.
Foto: printskrin