• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministria është duke përgatitur drafte për një ligj të ri për kulturë dhe një strategji të re kombëtare

Ministria është duke përgatitur drafte për një ligj të ri për kulturë dhe një strategji të re kombëtare

Shkup, 29 shtator 2024 (MIA) - Ligj të ri për kulturë po përgatit Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa së shpejti do të përgatitet edhe drafti për një strategji të re për kulturë, kumtoi sot ministri Zoran Lutkov.

"Të punësuarit në Ministri punojnë në draftin e ligjit të ri, të cilin tani do ta kemi fillimisht si një lloj konturi dhe nevoja reale që do t'i kenë artistët, ndërsa më vonë, sigurisht, do të kemi edhe debat më të gjerë. Dhe ashtu siç u mbuluan një numër i madh i organizatave joqeveritare, shoqatave dhe individëve në pjesën e konkurseve, ashtu do të përfshihen në një debat më të gjerë për edhe për ligjin, dhe jo vetëm për ligjin, por edhe në përpunimin e strategjisë për kulturën", tha Lutkov duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencë për shtyp për Konkurse për mbështetje të projekteve nga interesi kombëtare në kulturë, të cila do të jenë të hapura për aplikim nga nesër deri në fund të tetorit. 

Theksoi se propozim-ligji për kulturë nga qeveria e kaluar është terhequr nga procedura në Kuvend sepse, nënvizoi, edhe vetë propozuesit e kanë kuptuar se nuk është i mirë.

"Ai propozim-ligj për realizimin e interesit publik në kulturë mendoj se ishte propozuar në vitin 2018. Ne kishim reagime të mëdha për tekstin dhe si opozitë në atë kohë nuk e kemi mbështetur dhe kërkuam të bëhen ndryshime të mëdha. Më vonë ata vetë e kuptuan se ai ligj nuk është i mirë sepse kishte reagime edhe nga punonjësit e kulturës, nga sindikatat dhe nga opozita. Nuk ka ngecur në disa procedura, por është tërhequr plotësisht nga Kuvendit, siç kam informacione", deklaroi Lutkov. 

Në konferencë për shtyp ai kumtoi se ndër prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit është edhe përpunimi i Strategjisë kombëtare për kulturë sepse vlefshmëria e të mëparshmes skadoi në vitin 2022.

"Sa më shpejtë të jetë e mundur do të propozojmë draft-tekst të këtij dokumenti të rëndësishëm strategjik nga fusha e kulturës, të cilin pas konsultimeve me të gjitha palët e interesuara, me një konsensus të gjerë planifikojmë ta miratojmë në gjysmën e parë të vitit 2024", kumtoi ministri resor. ls/

 

Foto. Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR